Kur humb nënën i harron gjithë ëndërrat e mëparshme, gjithë dëshirat, madje edhe nevojat.
Gjithçka që tani ëndërron, dëshiron dhe të nevojitet është një përqafim i saj.
Dhe ndjen një vetmi të paprovuar më parë, edhe pse ke mjaftueshëm njerëz të afërm e të dashur.
Ndjen veten të vogël, fare të vogël, pavarësisht moshës që ke.
Je plot pengje karshi saj, paçka se je përpjekur pafund që ta bëje të lumtur.
Ndihesh bosh, megjithëse përpiqesh seriozisht për të mbushur ditën dhe jetën tënde.
S’ka pikë rëndësie se në ç’ngjyrë janë rrobat që vesh, në trurin tënd perceptohen të zeza.
Do t’u japësh dashuri njerëzve të dashur, por thjesht nuk mundesh. Je kthyer në një njeri të mpirë dhe s’e ke idenë sa mund të zgjasë.
Në morinë e festave, qofshin ato madje festat e fundvitit dhe mer dhurata pa fund, nuk të bëjnë punë.
Kur humb nënën, gjithë sa ke nevojë është vetëm një përqafim i saj.
Elda Gjini
2017
Elda Gjini
2017

No comments:
Post a Comment