Dëshirat e tua të gjitha mishtore...
Edhe ëndrrat ngjyer në mish...
Planet nisin prej mishit...
Për t'u realizuar sërish në mish.
Shpirtit ia ke hapur kanatash dyert,
Le t'ia mbath i lirë... nuk të duhet frymë.
Mish... mish të duhet... vetëm mish...
Mendjes ia ke ulur grilat... po, po ulur...
Mendja jote s'ka nevojë për ndriçim...
Epshet preferojnë hijet... po, po hijet...
Nëse ka errësirë... errësira është më mirë.
Kështu tregëton epshet e tua...
Dëshirat që lindin e nginjen në mish.
Mishrat i shet si të mundesh...
Herë në ankand... në ofertë... Hajde mish!
Mishrat i shet... i shet... i rishet...
T'i blejnë e riblejnë por sërish ke mish...
Po shpirtin nëse shet... s'mund ta riblesh...
E shet... por s'mund ta blesh sërish.
Elda Gjini
2019
Elda Gjini
2019

No comments:
Post a Comment