SUBLIMOHET
Edhe pse Shtrati tashmë Perandoria jote,
edhe pse me Ilaçet do mund të bëje Kurorë,
mbështetesh fort e fort në Skeptrin-Shpresë,
pareshtur i lutesh Zotit dhe ne na jep Forcë.
Dridhëroj tek gjej Shpresë në lutjet e tua,
pikërisht në Skajin e Udhëtimit tënd.
Ti ende shpreson, kur Shpresa e vdekur
Sublimohet e gjitha në Fundin Tënd.
Elda Gjini
2018

No comments:
Post a Comment