E MIRA DHE E KEQJA
Një luftë e përjetshme mes të mirës dhe së keqes. Një luftë e pamëshirshme brenda njeriut dhe ndërmjet njerëzve. Përse?!
Ndoshta njerëzit nuk duhet t'i kategorizojmë në të mirë dhe të ligj. Kështu vetëm i gjykojmë, pa u përpjekur të gjejmë arsyen.
Njerëzit duan të jenë të lumtur, por shpesh nuk ia dalin. S'luftojnë mjaftueshëm për t'ia arritur. Lodhja që i kaplon prej disfatës, i bën të mos e vërejnë se nuk janë përpjekur mjaftueshëm. Mungesa e vëmendjes, mungesa e vetbesimit i zë pritë motivimit.
Andaj ngjizen ndjenja të liga ndaj njerëzve të lumtur. Xhelozi gjithpërfshirëse, sjellje antisociale, agresivitet, intriga, impulsivitet...
Zbrazëtitë shpirtërore s'mund të mbushen asnjëherë duke u përpjekur të sabotosh lumturinë e tjetrit.
Zbrazëtitë shpirtërore në këtë mënyrë vetëm zgavërohen.
Elda Gjini
2018

No comments:
Post a Comment