DREJT LARTESIVE
Asnjë efekt buzëqeshjet, as përqafimet.
Pa efekt, kur s'ndjen, s'ndjen më asgjë.
Kur besimi është thyer, tërësisht thyer,
mirësia kokëulur, mohuar e tërë.
Dora është mpirë, mpirë deri në shpatull,
nga të ndenjurit shtrirë në drejtimin tënd.
E vërteta e vrarë. Kush e vrau të vërtetën?
E vrave ti... Kur s'të interesonte më.
Lëndimet vragë lënë pas, veç vragë,
por ti s'e ktheve kurrë kokën pas...
të impenjon shumë rendja drejt lartësive,
s'ka rëndësi nëse njeriu t'u bë shkallë...
Asnjë efekt ndjesa, madje as përqafimet,
kur lëndimet nga pas lënë vragë...
Ngjitje të mbarë drejt lartësive!
Por, a do mund të ngjitesh pa shkallë?!
Elda Gjini
2018

No comments:
Post a Comment