Tuesday, May 1, 2018



PRITJE PA KTHIM

Si s’tu drodh buza,
Kur the “Po shkoj!”
Si s’të qeshën sytë,
Kur the “Do të vij!”
Vallë të rrahu zemra,
Kur më the “Pritmë!”

E unë e mjera,
po mbeta aty.
Prita sa hapësira,
krejt të përpiu.
Si të të kujtoj,
Vallë ti ç’më le?

Një brengë në shpirt,
të rëndë sa për tre.
Bisht’i cigares,
i hedhur atje.
Reja e tymit,
nga pas po më ndjek.

No comments:

Post a Comment