Tuesday, May 1, 2018


PATJETER


Patjetër një ditë do të vijë,
kur ti të jesh lodhur nga unë.
E djeshmja e largët do të të duket,
do pendohesh që erdhe këtu.

Do kesh njohur atëherë shpirtin tim,
e do t’ma copëtosh si një gur.
Nga jeta jote do t’më flakësh,
sikur të mos më kishe njohur kurrë.

Ajo ditë patjetër do të vijë,
e parashoh në sytë e tu.
S’di nëse dikush vendin do t’ma zërë,
apo do t’ia lë vet unë.

No comments:

Post a Comment