TI PO IKËN
Ti po ikën
dhe qerpiku mbet'i lagur,
nga zhgënjimi, braktisja,
a s'di çfarë.
Pas lë buzëqeshjen,
si një ashkël të kalbur.
Dhe sa ironi! Sa?!
Asnjë fjalë për ty,
i drejtohem vetes:
Shumë kohë e humbur!
Përse o i marrë!
Elda Gjini

No comments:
Post a Comment