Saturday, April 14, 2018

SHPIRTI


Rënkoi shpirti,
u shtire sikur s'dëgjove.
Qeshe me zë,
që rënkimet t'i mbuloje.

Klithi shpirti,
dhe ti u shtire sërish.
Këndove gëzueshëm,
-Klithmën do ta mbys!

Ulëriu shpirti,
ulëriu aq fort!
S'resht së ulërituri,
derisa ta dëgjosh...

Elda Gjini

No comments:

Post a Comment