Friday, April 13, 2018

NJE RE


Veç një re jam në qiellin e paanë.
Në gjithë hapësirën, veç një re.

Qepallat më lag loti plot dhimbje,
Veç një pikëz shi bie mbi dhe.

Veç një re në qiellin e paanë jam,
që era ngado e shtyn papushim.

Herë-herë zvogëlohem dhe s'dukem.
Por, përherë mbetem po aty.

No comments:

Post a Comment