Friday, April 13, 2018

HARTE



Lot'i fundit mbi faqe u tha,
si gjithë të tjerët para tij.
Po ky ishte më i hidhuri,
më i ethshëm se të gjithë.

U shuan lotët e nxehtë,
mbi fytyrën e zbehtë.
Askush s'mund të thotë,
se një hartë s'ndërtohet me lotë.

No comments:

Post a Comment