Saturday, April 14, 2018

GJETHET


Fluturuan gjethet e drobitura,
zunë vend shlodhës mbi trotuar.
Megjithëse u mundova ta shmangia,
padashur,  çapitem ngadal.
Fjalosen nën zë! Mos po ankohen?!
Ndoshta shlodhjen e të lodhurave,
e mbron ndonjë ligj, nen a kod.
Dhe unë megjthëse  krejt pa dashje,
pendohem që të gjitha i shkela sot.


No comments:

Post a Comment