Saturday, April 14, 2018

FARAONI


Retë si tempuj ngrihen,
mes qiellit të nxirë.
Piramidat  mall.
Dunat  dashuri.

Faraoni s'vjen.
Faraoni shkoi.
Faraon' i zemrës,
mallin veç shton.

Dimri sa kursen!
Një rreze s'dërgon.
Me hieroglife shkruhet
kjo histori sot.

Dhe si në një legjendë,
ikën dhe më s'vjen.
Koha mbushur plot,
vetëm mall e brengë

Elda Gjini
1998

No comments:

Post a Comment